Avdullahu shprehet i zhgënjyer me barazimin e sotëm me Izraelin

- Advertisement -

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Leo Avdullahu është shprehur i zhgënjyer pas barazimit pa gola me Izraelin.

Kosova barazoi 0-0 me Izraelin në ndeshjen e sotme, të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Ai tha se këtë lojë është dashur ta fitojë Kosova.

“Deri te momenti i kartonit të kuq e kemi pasur lojën në kontrolle. Këtë lojë është dashur ta fitojmë. Deri në kartonin e kuq ka shkuar gjithçka mirë. Jemi të zhgënjyer, është dashur ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë Avdullahu.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së pestë të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Kosova tashmë ka gjashtë pikë në vendin e dytë, teksa Izraeli shkon në tri pikë

Të ngjashme

Të fundit