Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu është vlerësuar lart për paraqitjen e tij të fundit te skuadra e Hoffenheimit.
Avdullahu është përfshirë në ekipin më të mirë të xhiros së shtatë në Bundesligë, pasi ishte ndër më të vlerësuarit në fitoren 3:0 ndaj Bayer Leverkusenit.
Mesfushori 22-vjeçar ishte i pazëvendësueshëm në këtë fitore, ku krahas lojës së mirë që e shfaqi në fushë, ai edhe u ndëshkua me karton të verdhë.
Avdullahu, së bashku me sulmuesin Andrej Kramariq përfaqësojnë Hoffenheimin në 11-shen më të mirë, të publikuar nga revista e njohur gjermane “Kicker”.
Deri më tani, Avdullahu ka 7 paraqitje dhe 1 gol të shënuar në kampionatin gjerman, ndërsa Hoffenheimi është i dhjeti në tabelë me 14 pikë të mbledhura.
Krahas Avdullahut, pjesë e Hoffenheimit janë edhe dy futbollistët e tjerë të Kosovës, sulmuesi Fisnik Asllani dhe mbrojtësi Albian Hajdari.






