Presidentit autoritar të Serbisë, Aleksandar Vuçiq kur i nevojiten përkrahësit ata i gjen edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Dhe për t’i sjellë në Beograd gjithmonë ka përdorur kompani kosovare të autobusëve, shkruan Paparaci.
Disa autobusë të kompanisë “Barileva Tourist” janë parë të parkuar në Beograd.
Ata që nuk i kanë parë autobusët e shqiptarëve në Jagodinë janë miq të Vuçiqit”, thuhej në një shkrim i përdoruesi në Facebook që ka publikuar videon në të cilën shihen autobusët e kompanisë nga Kosova.
Edhe vite më parë kur ishte organizuar një protestë nga përkrahësit e Vuçiqit ishin përdorur kompanitë nga Kosova për bartjen e mbështetësve të tij.