19.2 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Austri, vitin e kaluar mbi 15 mijë urdhra ndalimi për dhunë ndaj femrave

- Advertisement -

Byroja Federale kundër Krimit e Austrisë ka njoftuar se në vitin 2023 janë lëshuar 15.115 urdhra ndalimi në të gjithë vendin për shkak të dhunës ndaj grave.  Byroja Federale kundër Krimit e Austrisë ka publikuar një raport mbi incidentet kriminale në vitin 2023, ku thuhet se në tre vitet e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të masës së ndalimit për shkak të dhunës ndaj grave.

Theksohet se në vitin 2020 janë lëshuar 11.652 urdhra ndalimi në vend për shkak të dhunës ndaj grave dhe se ky numër është rritur në 15.115 në vitin 2023.

Në raport thuhet se ndalesat më të shumta u zbatuan në kryeqytetin Vjenë. Frauenring, një organizatë austriake ombrellë për të drejtat e grave, përmes një deklarate ka kërkuar parandalimin e rritjes së dhunës ndaj grave.

Ajo i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa për parandalimin sa më parë të dhunës ndaj grave. Po ashtu u theksua rëndësia e ndërmarrjes së hapave konkrete dhe sigurimit të një buxheti dhe personeli serioz. Gjithashtu thuhet se për parandalimin e dhunës ndaj grave në këtë fushë duhet të sigurohet një buxhet vjetor prej 250 milionë eurosh dhe të paktën 3.000 punonjës.

“Çdo grua në vend duhet të jetojë e sigurt”, thuhet më tej.

Në lidhje me këtë, organizata paralajmëruan një demonstratë në Vjenë për të premten. Javën e kaluar, gjashtë gra u vranë në tre incidente të veçanta në Austri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit