Kandidatja e PDK-së për deputete me numrin 68, Aurora Berisha, po vazhdon të marrë përkrahje të madhe nga qytetarët e Drenicës.
Ajo ka vazhduar fushatën e saj zgjedhore, duke takuar banorët e dy fshatrave të Komunës së Drenasit.
Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se në secilin takim po pritet me entuziazëm të jashtëzakonshëm.
“Pas tubimeve madhështore në Prishtinë dhe Ferizaj, vazhduam fushatën me takime të ndryshme në disa fshatra të Drenicës, ku prezantuam vizionin tonë për një Kosovë më të mirë. Mbështetje e fuqishme dhe entuziazëm i jashtëzakonshëm u pa edhe në diskutimet që patëm me banorët e Zabelit të Ulët dhe Korreticës së Ulët. Qytetarët e Drenicës dhe të Kosovës po i thonë “po” platformës politike të PDK-së dhe kandidati tonë për kryeministër, Bedri Hamza”, ka shkruar Berisha.