Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, ka vlerësuar si historik tubimin përmbyllës të kësaj partie që u mbajt sonte në Prishtinë.
Sipas saj, atmosfera e zjarrtë, mobilizimi i jashtëzakonshëm dhe entuziazmi i qytetarëve treguan qartë se PDK është gati për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Tubimi madhështor i PDK-së sonte në Prishtinë tregon forcën e kësaj partie për zgjedhjet e 9 shkurtit. Entuziazmi, shpresa dhe mobilizimi që u panë në këtë tubim konfirmojnë fuqishëm se nesër fitorja do t’i takojë PDK-së dhe Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ri i Kosovës. Kosova meriton më mirë”, ka deklaruar Berisha.
PDK po hyn në zgjedhje me një platformë të qartë për zhvillim ekonomik dhe stabilitet institucional.