6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Aurora Berisha: Gjilani dhe Anamorava të vendosur për fitoren e 9 shkurtit

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, ka marrë pjesë takimin e PDK në Gjilan, ku është pritur me përkrahje të madhe nga qytetarët e kësaj zone.

Në një atmosferë të zjarrtë elektorale, Berisha u shpreh e bindur se Gjilani dhe Anamorava tashmë kanë vendosur për një Kosovë më të mirë dhe për ndryshimin që garanton PDK-ja me programin e saj.

“Energjia dhe përkrahja që po marrim në çdo fshat dhe qytet të Kosovës, na jep forcën për të ecur përpara drejt fitores së 9 shkurtit!” – theksoi ajo, duke shtuar se qytetarët po e mbështesin vizionin e Bedri Hamzës për një qeverisje më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë.

PDK po vazhdon mobilizimin në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa pritjet për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit po rriten dita-ditës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit