24.2 C
New York
Sunday, June 23, 2024

Buy now

“Atu ajo u hi me zor” – Geci komenton ‘përplasjet’ Osmani – Kurti

- Advertisement -

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka folur për zhvillimet politike me të dalur nga burgu.

Përplasjet e fundit mes presidentes Vjosa Osmani dhe zyrtarëve më të lartë të Qeverisë Kurti, Geci i ka komentuar duke e mbrojtur Osmanin.

Geci thotë se Osmani vazhdon të jetë e “djathtë”, dhe se koalicionin me Albin Kurtin e ka bërë prej “zorit”.

“Vjosa ka qenë dhe do të mbetet e djathtë, koalicionin me të majtën e ka bo prej zorit”, ka thënë Geci.

Ai tutje e ka komentuar edhe “afërsinë” e Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së kohëve të fundit.

Thotë se të dy partitë janë “nga një brum”.

“Kom thanë une moti, ata janë një brum politik, PDK dhe LVV”, ka thënë Geci për Gazeta Insajderi.

Ish-deputetin e LDK-së para derës së burgun kanë dalur ta presin familjarë, shokë dhe simpatizantë të tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit