Atletico Madrid është gati të rivalizojë Barcelonën për kapitenin e Chelseat, Cesar Azpilicueta.
32-vjeçari i gjithanshëm kërkohet nga kampionët spanjollë për të zëvendësuar Kieran Trippier i cili është rrugës për në Newcastle.
Azpilicuetas i skadon kontrata në verë. Atletico shpreson se mund ta marrë atë me çmim të ulët këtë muaj dhe se Chelsea nuk do të jetë i gatshëm ta lërë të shkojë për asgjë.
Diego Simeone e pëlqen faktin që Azpilicueta mund të luajë si një mbrojtës i djathtë dhe si një qendërmbrojtës i krahut të djathtë në një treshe mbrojtëse.
Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi është gjithashtu i interesuar për nënshkrimin e Andreas Christensen, me mbrojtësin që ende nuk është zotuar për një kontratë të re në Stamford Bridge.
Marrëveshja aktuale e Christensen skadon në fund të qershorit, që do të thotë se ai tani është në gjendje të nënshkruajë një marrëveshje parakontrate me klubet e huaja.
25-vjeçari dukej se do të nënshkruante një kontratë të re katërvjeçare, por bisedimet dështuan, duke e lënë të lirë të fliste me klubet e mëdha nëpër Evropë.