Nuk ka fitues pas 180 minutave lojë në derbin madrilen mes Atleticos dhe Realit.
Dueli i parë në “Bernabeu” u mbyll me fitore 2:1 të vendasve.
E fitore pas 90 minutave në ndeshjen e sontme arriti edhe Atletico 1:0 në shtëpi, duke bërë që ndeshja të vendoset në vazhdime, eventualisht në penallti.
Ishte Conor Gallagher që shënoi golin e vetëm të ndeshjes në sekondën e 27-të.
Real Madridi pati mundësi të artë për të shënuar golin e kualifikimit, por Vinicius Junior gjuajti krejtësisht jashtë nga penalltia në minutën e 70-të.