Atifete Jahjaga viziton Presidenten Shiroka-Pula, i ofron mbështetje në detyrën e re

- Advertisement -

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vizituar presidenten e vendit, Justina Shiroka-Pula, së bashku me ekipin e Fondacionit Jahjaga, të udhëhequr nga drejtoresha Bexheti.

Përmes një postimi, Jahjaga ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka uruar Shiroka-Pulën për detyrën e re në krye të shtetit, duke shprehur mbështetjen e saj personale dhe institucionale.

Ajo ka shprehur kënaqësinë që Presidenca e Kosovës udhëhiqet sërish nga një grua, të cilën e ka vlerësuar për unitetin dhe qëndrimin në të mirë të vendit.

Të ngjashme

Të fundit