Atifete Jahjaga mbështet Marshin për Liri të 12 shtatorit

- Advertisement -

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur mbështetjen e saj për Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, në ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sot, ekipi i platformës qytetare “Liria Ka Emër” u mirëprit nga Presidentja Jahjaga, me të cilën u diskutua për rëndësinë e Marshit dhe mesazhin e tij në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e “Liria Ka Emër” vizituan edhe muzeun “Çast”, të dedikuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Përmes një qasjeje artistike dhe konceptuale, muzeu shpalos dhimbjen, përvojat dhe sfidat me të cilat viktimat janë përballur, përfshirë edhe stigmën në jetën e përditshme.

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” falënderon Fondacionin Jahjaga dhe Presidenten Jahjaga për mikpritjen dhe përkrahjen.

 

Të ngjashme

Të fundit