15 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

Atentati ndaj shqiptarit në Belgjikë/ Pista e hetimeve për hakmarrje

- Advertisement -

Hakmarrja për një krim të dyfishtë të kryer në Shqipëri 27 vite më parë, është pista kryesore ku janë fokusuar hetuesit në Belgjikë për atentatin ndaj 45-vjeçarit shqiptar Agustin Kaza me origjinë nga Mirdita.

Sipas të dhënave paraprake, 44-vjeçari është vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve në 3 korrik të 1997 në Mirditë.

Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini, të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain vite më parë. Më datë 7 Janar të vitit 1994 në Rrëshen u vra Ndue Kaza.

Megjithatë hetimet janë shtrirë edhe në drejtime të tjera, siç janë pazaret e drogës në Belgjikë, për shkak se në skedarët e policisë belge, emri i Agustin Kazës është lakuar si anëtar në një organizatë kriminale rreth 5 vite më parë.

Dyshohet se Agustin Kaza lëvizte ilegalisht në Belgjikë pasi nuk kishte asnjë adresë lidhur me vendbanimin e tij. E vetmja reference për policinë belge është ajo e një adresë të vjetër të zyrës së emigracionit në Belgjikë.

45-vjeçari vijon të jetë në gjendje kritike për jetën dhe në Koma, ku nuk ka dhënë asnjë shenjë përmirësimi që nga mbrëmja e te dielës. Ai ka marrë dy plumba në pjesën e kokës dhe dy të tjerë në gjoks.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit