28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Atentat në Deçan, një person sulmohet me breshëri plumbash të kallashnikovit

- Advertisement -

Një person derisa po lëvizte me makinën e tij “Jeep Granddcheroke” është sulmuar me armë zjarri që dyshohet se ishte kallashnikov.

Burime të gazetës online Reporteri.net bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur ndërmjet Junikut e fshatit Voksh, rreth orës 21:30.

Ai e ka njoftuar Policinë e Kosovës në Deçan se sulmuesi me maskë në kokë dhe i armatosur ia ka prerë rrugën dhe ka gjuajtur në drejtim të tij.

Sipas dëshmisë së viktimës dhënë në Polici, sulmuesi i ka dalë në rrugë dhe ishte në këmbë.

Predhat e plumbave e kanë goditur veturën dhe fatmirësisht viktima nuk ka psuar ndonjë lëndim.

“Ai e ka trupuar rrugën në këmbë paprimtas para veturës dhe ka shkrepur në drejtim timin. Predhat më kanë goditur në anën e majtë të veturës. Unë menjlherl e kam shpejtu ëëvizjen dhe kam ardhl në stacion.”, ka dëshmuar ai para hetuesve të stacionit policor në Deçan.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit