Atdhe Hykolli rizgjidhet në krye të BSPK-së edhe për pesë vjetët e ardhshme

- Advertisement -

 

Delegatët e Kongresit IX Zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK, i cili i zhvilloi sot punimet në Prishtinë nën moton “Solidariteti na bashkon, dialogu na forcon!”, i dhanë besimin unanim Prof. dr. Atdhe Hykollit, duke e rizgjedhur Kryetar të BSPK-së për mandatin 2026–2031.

Në punimet e Kongresit morën pjesë delegatët e federatave sindikale anëtare të BSPK-së, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, të partnerëve socialë, si dhe përfaqësues të organizatave sindikale evropiane, ndërkombëtare dhe rajonale, të cilët riafirmuan rëndësinë e dialogut social, solidaritetit dhe bashkëpunimit në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Duke iu drejtuar delegatëve pas rizgjedhjes, Kryetari i BSPK-së, Prof. dr. Atdhe Hykolli, tha:
“Besimi që sapo ma dhatë nuk e shoh si shpërblim për punën e djeshme. E shoh si obligim për punën që duhet ta bëjmë nesër. Pikërisht për këtë arsye, ndjenja që më shoqëron në këtë çast nuk është ndjenja e fitores. Është ndjenja e përgjegjësisë.”

Kongresi IX miratoi raportet dhe dokumentet programore të BSPK-së, duke përcaktuar orientimin e Konfederatës për pesë vjetët e ardhshëm drejt një BSPK-je më të bashkuar, më të fuqishme dhe më evropiane, me synimin për të forcuar mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, dialogun social dhe unitetin e lëvizjes sindikale në Republikën e Kosovës.

Zyra e Kryetarit të BSPK-së

Të ngjashme

Të fundit