-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

“Asnjë shumë parash nuk vlen…”, Beyonce flet për rritjen e fëmijëve të saj!

- Advertisement -

Diva e muzikës pop Beyoncé ka folur së fundmi për jetën e saj personale gjatë një interviste me GQ. Këngëtarja foli për sfidat e rritjes së tre fëmijëve. Ndër të tjera, Beyoncé zbuloi se e gjithë jeta e saj, përfshirë orarin e saj të përditshëm, sillet rreth fëmijëve të saj. Artistja tha se:

Përpiqem të bëj turne vetëm kur fëmijët e mi nuk janë në shkollë. Gjithmonë kam ëndërruar për një jetë ku mund të shoh botën me familjen time, duke i ekspozuar ata ndaj gjuhëve, arkitekturës dhe mënyrave të ndryshme të jetesës. Një gjë për të cilën kam punuar jashtëzakonisht shumë është të sigurohem që fëmijët e mi të kenë sa më shumë normalitet dhe privatësi të jetë e mundur, duke u siguruar që jeta ime personale të mos bëhet markë. Është kaq e lehtë për të famshmit që ta kthejnë jetën e tyre në art performance. Kam bërë një përpjekje të madhe për të qëndruar besnike ndaj kufijve të mi dhe për të mbrojtur veten dhe familjen time. Asnjë shumë parash nuk vlen për paqen time. Të rritësh tre fëmijë nuk është e lehtë. Ndërsa rriten, ata bëhen individë me nevoja, hobi dhe jetë sociale unike. Binjakët e mi janë një dhuratë nga Zoti. Prindërimi ju mëson shumë për veten tuaj. Duhet shumë lutje dhe durim.

Artistja e njohur me famë botërore në një intervistë ekskluzive të dhënë së fundmi për revistën prestigjioze GQ ka zbuluar detajeedhe edhe në lidhje me shëndetin e saj dhe regjimin që ajo ka zgjedhur që të mbajë. Beyonce është shprehur se është përpjekur që të qëndrojë sa më e shëndetshme këtë verë dhe ka ndryshuar regjimin e saj ushqimor duke hequr dorë nga të gjitha llojet e mishit përveç mishit të gjelit të detit. Gjithashty Beyonce sigurohet që të marrë të gjitha suplementet e saj dhe të ushtrohet kur mundet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit