Sipas tij, Irani ka informuar SHBA-në se nuk aplikon asnjë taksë, tarifë sigurimi apo ndonjë kosto tjetër për anijet që kalojnë përmes këtij kalimi strategjik detar. Trump paralajmëroi se, nëse ky informacion rezulton i pasaktë, negociatat mes dy vendeve do të ndërpriten menjëherë.
“NUK KA ASNJË TARIFË, ASNJË KOSTO SIGURIMI, APO ASNJË TARIFË TJETËR TË ÇFARËDO LLOJI QË DUHET TË KËRKOHET APO TË MBLEDHET NGA IRANI për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Nëse ky është informacion i rremë, negociatat do të ndërpriten menjëherë!”, shkroi Trump.
Ai shtoi gjithashtu se SHBA nuk i ka dhënë Iranit para dhe se nuk është liruar asnjë fond nga rezervat e tij.
Sipas presidentit amerikan, ço lirim i mundshëm fondesh do të orientohej drejt blerjes së ushqimeve dhe produkteve bazë, duke përfshirë misër, grurë dhe sojë, të cilat do të bliheshin nga prodhues amerikanë për të adresuar nevojat ushqimore në Iran






