Të kesh në dorë librin “Tmerri ka emër”, me kujtime të ngjarjeve më të rëndësishme të kohës që i ka përjetuar Asllan Selimi, e qe këtij populli i dhanë shpresë e gjallëri ne motivin për të qëndruar e rezistuar për mbijetesë, kur në të gjitha anët kishin humbur shpresat nga ngjarjet që kishin kapluar Jugosllavinë dhe rinia nuk shihte shpresë për të qëndruar dhe kërkonte, si të dal jashtë duke i ikur dhunës sistematike të pushtuesit policor e ushtarak të Serbisë dhe bandave kriminale paraushtarake të kolonëve serb në Kosovë.
Në këtë libër me kujtime, Asllani na ka përshkruar gjendjen e tij që nga arrestimi i tij në Mitrovicë e deri aty, ku iu ndërpre shkrimi për shkak te fatkeqësisë se ndodhur. (?!) Asllani, inxhinier në studime në Mitrovicë, që në fillet e para të organizimit të UÇK-së ishte angazhuar në fillim me detyra të ndërlidhjes mes Shtabit Operativ dhe Shtabit Qendror me zonën e Drenicës, përmes vëllait të tij, Rexhep Selimit. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, tashmë kishte dalë në skenë me aksionet e saj, dhe në popull ishte ngjallur shpresa, se kjo tokë, ky vend, ka djem që i dalin zot atdheut në çdo kohë. Megjithëse përpjekjet, që UÇK-në, ta quajnë: “..e huaj, dorë e zgjatur serbe, nga shërbime te ndryshme”, UÇK vepron në ilegalitet të thellë në tërë territorin e Kosovës.
Djemve të UÇK-së, ju kishin veshur dhe epitete të ndryshme të krenarisë e trimërisë, duke vlerësuar nga veprimet çlirimtare të ndërmarra kundër pushtuesit serb. UÇK ishte e padukshme dhe ishte kudo, dhe në këtë kohë u bë tmerr i pushtuesit saqë i ndamë dhe kohën: nata ishte e UÇK-së, dita e pushtuesve. Terrenin e kishim të lirë natën, sepse më nuk kishte thuaja policë që lëvizte natën, vetëm me mjete të blinduara mund të qarkullonin. Rritja e UÇK-së natyrisht dhe shtrirja në territor, binte dhe në sy të popullatës liridashëse që kërkonte me ju bashkuar luftës së UÇK-së. Të gjitha këto aksione, natyrisht që i kishte përcjellë shërbimi sekret serbe përmes bashkëpunëtorëve të tyre. Edhe pse, akoma nuk dihej saktë se kush ishte, ata kishin aludimet e tyre dhe pas arrestimit të një grupi të UÇK-së nga Drenica i hapi rrugë dhe njohjes me UÇK-në të policisë. Arrestimet e janarit të 1997 ishin goditje e rënde për UÇK-në, vrasjet dhe burgosjet e anëtarëve të UÇK-së.
Kosova do të bëhet e pavarur, o me paqe, o me luftë!”. Në kujtimet gjejmë debate, diskutime duke vlerësuar lartë gatishmërinë për qëndrese e vetëflijim, në të mirën e çështjes kombëtare të Asllanit dhe shokëve. Në debate merr krahasime të arsyeshme e logjike në krijimin e unitetit për luftën tonë, çlirimin e atdheut. Në debate ka dhe mospajtime të cilat i tejkalon mirë, sepse këtë ia mundëson ngritja e përgatitja intelektuale, i rritur në familje me tradita kombëtare të Drenicës, e i frymëzuar nga luftërat e Azem Galicës e çetash çlirimtare kaçakësh. Asllani nuk pajtohet në asnjë mënyrë që të burgosurit të kenë përçarje, sepse këtë e donte Serbia. Ai, donte Unitet në qëndresën dhe bashkim të të burgosurve, gjë që në të shumtën absolute të burgosurve politik, qëndronte bashkimi rreth qëllimit politik e ushtarak të luftës sonë dhe sistemit politik në të ardhmen, si Bashkimi Kombëtar. Asllani ka përjetuar rëndë rënien e Mujë Krasniqit e Beqir Gashit me shokë në Pashtrik dhe këtu tregon se kjo luftë është e ashpër, e rëndë dhe vetëm kjo sakrificë mbinjerëzore do ta sjelle lirinë. Në takimin tonë, pas sa kohe që ishim nëpër qelia, ne ndajmë bashkë dhembjen e kujtimet për Mujën, luftën e heroizmat e luftëtarëve. Dhe në diskutime me Ukshin Hotin intelektual me përvojë të jashtëzakonshme dhe për nga mosha e tij, Asllani ishte i ri, por pjekuria politike e ngrinte në nivel politik të kohës e rrethanave ku gjendeshim. Ai i konceptonte debatin si formë e qëndresës në dhunën që bënin organet e burgut sa herë kishin humbje nga UÇK-ja policia e ushtria serbe. Asllani me shkrimet e tij, kronik lufte, burgu e qëndrese, (në formë ditari e kujtese) na tregon se është i përgatitur, jo vetëm si inxhinier, por edhe si intelektual e shkrues i letrave në kujtime. Ai e përshkruan edhe masakrën në Burgun e Dubravës, në një kënd të tij nga një vështrim shumë të saktë dhe profesional. Ai përshkruan bombardimet nga NATO, dhunën e vrasjet më 22 maj 1999 në fushën e sportit nga gardianët, policia dhe të burgosurit serb që tashmë ishin të armatosur. Një përshkrim edhe të mbijetesës në ato rrethana burgu të tmerrit.
Ndërsa shpirti i tij njerëzor e humanist, tregohet me dhënien ndihmë të plagosurve në sallën e sportit me shokët që ishin aty, në ndihmë të plagosurve ju jepte vullnet e shpresë në shërimin e tyre. Sallën e sportit e detajon me një saktësi e përmasa me numrin e të burgosurve aty dhe ushtarëve e policëve që ishin në kordon, në hyrje dhe në dritare me shenja JOS (Jeddinice Operativne Serbije) dhe mbledhjen të burgosurve aty. Dhe duhanin kur na shkrepnin dhe ujin si dëshira të fundit dhe pritjen për të na pushkatuar, të gjitha këto i përshkruan, si mija kujtime e vështrime të burgosurve në kujtesën e tyre me familjarët dhe mallin për ta që ndanin në çastet e fundit para pushkatimit. Asllani e përshkruan dhe largimin nga burgu i Dubravës me shumë dhembje e kujdes. Ai shkruan si i lamë shokët tanë të vrarë në oborret e burgut mbi 100 të burgosur dhe mbi 400 të tjerë të plagosur, të ngarkuar në kamionë dhe te traumatizuar nga ai krim makaber.
Duke u shkëputur nga aty, ai flet për torturat në burgun e Lipjanit nga gardianët policët dhe ushtarët, flet për vizitën e drejtorit të burgut Lubomir Çimburoviq dhe qëndrimin dyjavor në Lypjan pa ushqim, pa kujdes shëndetësor me dhunë sistematike, deri në një moment, kur natën si para pushkatimit ndezën dritat dhe lidhen me konop të burgosurit, duke prit ekzekutimin. Gjithë këto mendime i vijnë, pas dëgjimit të brohoritjeve në oborr dhe gjuajtjes me armë duke e ve panikun nga e panjohura që e priste. Hipja në autobusë dhe rrugëtimi me duar lidhur dhe me kolona rrugës duke ikur në drejtimin e njëjtë me tanket serbe. Një rrugëtim bukur i gjatë i mundimshëm pa ujë, pa bukë dhe me kërcënime e dajak i bënin ekzekutorët tanë. Ndaljen e autobusëve në burgun e Nishit dhe dhunën e tmerrshme me solidarizimin e të burgosurve serbe me gardianet qe dhunonin me dajak të burgosurit serb është si një çmenduri kriminale. Qëndrimin ne burgun e Nishit, mungesën e ushqimit, dhunën dhe debatet i tregon me një mjeshtëri të hollë të një njeriu profesional të shkrimit të letrave shqipe. Flete për gjendjen emocionale tashmë të marr peng nga regjimi fashist serb.
Flet kur e ka kuptuar se Kosova u çlirua nga okupimi serb dhe krenaria, se u arrit qëllimi i luftës sonë dhe UÇK-së. Për Asllanin dhe shokët tashmë vuajtjet e popullit vetëm se kanë marrë fund. Asllani kur na flete për vizitat dhe ato që ju tregoni se a janë gjallë familjaret e tyre që të burgosurit kërkonin të dinin. Na tregon dhe vizitën e nënës që me te, përshkruan të gjitha vizitat e nënave, para dyerve te burgjeve për të parë djemtë e tyre. Tregon pritjet e gjata para dyerve te burgut, pa ujë e pa ngrenë, maltretimin shpirtëror sadist të gardianëve e sigurimit të shtetit për t’u kënaqur, duke i torturuar nënat para burgjeve, dhe mos lejimin për të parë Asllanin, kinse nuk ka një fletë hyrje, këto tmerre të familjarëve janë të përditshme në të gjitha burgjet ndaj të burgosurve politikë thotë Asllani.
Ai është edhe shkrues i mirë i botes shpirtërore, ajo duket me një letër dashurie ku i drejtohet të fejuarës së tij Ilires. Ai tregon dhe komunikimin me letra me vëllain Rexhepin nga kupton gjendjen në familje dhe në Kosovë. Ai, po ashtu tregon qëndresën burrërore të Naimit, Naim Lushit që ju kishin vrarë thuaja të gjithë anëtarët e familjes dhe para xhelatëve nuk kishte derdhur asnjë pikë loti dhe thënien se liria ka çmim e fitohet me çmimin e gjakut dhe ja merr këngës, ku mortin e shndërron në këngë, na jep gjithë historinë e tregimeve të legjendave mbi heroizmat popullor të dragonjve, duke luftuar me kuçedrën. Ai këtu flet për debatet, diskutimet, simpatitë politike dhe ligësitë shpirtërore të të burgosurve që lindin nga frika dhe mëshira. Por, i vetëdijshëm për pozicionin e vet, ai është i kujdesshëm me të gjithë dhe duke ju dhënë kurajo qëndresë në burg, si shembull i një ushtari të devotshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Asllanit i ndërpritet shkrimi tragjikisht nga fatkeqësia që e pëson dhe këto kujtime kanë mbetur të pa përfunduara.
Por, për aq sa ka shkruar ky, ka treguar se është ushtar i atdheut, me qëndresën e tij, me përballje para torturave të sigurimit të shtetit, të organeve të burgjeve e gardianëve, me të burgosurit shqiptarë. Asllani ka treguar qëndresë, pjekuri politike, mbrojtës i interesit e çështjes kombëtar para interesave të ngushta partiake, Asllani me këtë libër me kujtime të shprehur në kronikë luftë e qëndrese, ka sfiduar të gjithë koleget e vet të burgosur, pse nuk shkruajnë kujtime që të lënë trashëgim me shkrim gjeneratave të reja e popullit tonë për sakrificat e jetës nëpër burgje.
Liria ka çmim dhe vlerë kur fitohet me luftë dhe i ka rrënjët në gjak e thotë me qëndresën e tij Asllan Selimi.
Jeta e tij është shembull i sakrificës e qëndresës. e shkruar në librin “Tmerri ka emër” me kujtime lufte, burgje e qëndrese.
*Ky fjalim është mbajtur në përurimin e librit “Tmerri ka emër”, i autorit Asllan Selimi