Të premtën kur u ekzekutuan pagat e zyrtarëve policorë, ushtarëve, punëtorëve të shërbimit korrektues e infermierëve, atye nuk iu paguan orët shtesë.
Ministria e Financave tha se u takon organizatave buxhetore përkatëse që të planifikojnë buxhetin vjetor nëpër muaj, dhe të sigurohen se kanë buxhetin e mjaftueshëm kur miratojnë shtesa tjera mbi pagën bazë.
Televizioni ka dërguar pyetje në të gjitha institucionet përgjegjëse se në çfarë forme po planifikojnë t’i kryejnë këto pagesa për punëtorët, por asnjëra nuk ka kthyer përgjigje.
Nga Sindikata e Punëtorëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës po thonë që për shkak të pushimeve të festës akoma nuk kanë pas mundësi të marrin përgjigjie konkrete.
“Të martën kthehen në punë dhe besoj që kemi me qenë me të informuar. Qojmë kërkesë në ministri e ta dimë se ku është problemi se pse sjanë realizu këto kerkesa. Stafi është i nervozun, marr parasyshë festën e Bajrami edhe cmimet që kanë shkuar në tavan”, ka thënë Zenun Sadikaj – Kryetar i Sindikatës së ShKK-së.
Ndërsa për sektorin e sigurisë, ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina tha se asnjë formë e kompensimit, pos pagesës, nuk duhet pranohet.
“nëse është gabim në departamentin e Policisë apo në thesarin e shtetit, unë besoj që duhet përmisohet dhe këto shtesa të i zëvëndësohen në muajt e ardhshëm. Mosdalja e shtesave të tilla i demotivon policët për shkak të angazhimeve familjarëve”, ka thënë Refki Morina – Ish-kolonel i Policisë.
Mesatarisht punëtorët që nuk kanë marr shtesat, janë paguar për 100-150 euro më pak.