ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje

- Advertisement -

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar statistikat lidhur me lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet gjatë muajit qershor, duke i krahasuar ato me muajin maj.

ASKnjofton se ka pasur më shumë lindje në muajin qershor 2026 se sa në maj 2026

Në muajin qershor 2026 janë regjistruar 2 674 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej  lindjet e regjistruara, 1 399 janë meshkuj dhe 1 275 janë femra. Krahasuar me muajin maj 2026, në  muajin qershor 2026 numri i lindjeve u rrit me 14,9%.

Gjatë muajit qershor  2026 janë regjistruar gjithsej 920 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 494 janë meshkuj dhe 426 janë femra. Krahasuar me muajin maj 2026, në muajin qershor 2026 numri i vdekjeve u rrit me 5,6%.

Në muajin qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 1 279 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës).

Krahasuar me muajin maj 2026, në muajin qershor 2026 numri i kurorëzimeve u rrit me 23,3%.

Ndërsa, gjatë muajit qershor 2026, janë regjistruar 147 raste të shkurorëzimeve në Kosovë Krahasuar me muajin maj 2026, numri i shkurorëzimeve u rrit me 25,6%.

Të ngjashme

Të fundit