Asistenti i tashmë ish-deputetit Bylbyl Sokoli, Viktor Kuka, e ka “zbuluar” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të ardhshme të jashtëzakonshme.
Kuka, përmes një video-mesazhi, pak minuta pas shpërndarjes së Kuvendi, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për Sokolin.
Në mes të tjerash, ai ka deklaruar se zgjedhjet do të mbahen më 7 qershor.
“Përshëndetje miqtë e mi, tash masi po shkojna në zgjedhje, më 7 qershor, e dini kënd me votu. Më të mirin, më të madhin, Bylbyl Sokolin”, tha mes të tjerash 35-vjeçari.
Kuka, që momentalisht luan te skuadra e Vëllaznimit është asistent i deputetit Sokoli tash e dy legjislatura.
Kuvendi i Kosovës u shpërnda dje për shkak të dështimit të zgjedhjes së presidentit, ndërsa data e zgjedhjeve të jashtëzkonshme ende nuk është caktuar zyrtarisht.
Sipas aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetutese, pas shpërndarjes së Kuvendit, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në afat prej 45 ditëve.






