15.8 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Ashton: Isha optimiste kur nënshkruam Marrëveshjen e Brukselit në 2013, ka gjëra që s’janë bërë

- Advertisement -

Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, ka thënë se ku u nënshkrua marrëveshja e Brukselit 11 vjet më parë ka qenë optimiste.

Ajo ka thënë për Kosovo-online se ka qenë e bindur se pas asaj marrëveshjeje do të kishte përparim të të dyja vendeve.

“Unë nuk e kam nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit. E kam shtypur. Është dokumenti i Serbisë dhe Kosovës dhe mënyra se si ata zgjodhën për të ecur përpara”, tha Ashton.

Megjithatë ajo ka shtuar se nuk ka parë progresin që është pritur.

“Gjatë viteve të fundit kam parë edhe përkeqësim të situatës dhe marrëdhënieve. Shumë gjëra që duhet t’i bënin, që premtuan se do t’i bënin – nuk janë bërë. Shpresoj që në muajt dhe vitet e ardhshme do shoh një dëshirë të sinqertë për të zgjidhur çështjen, BE-ja është e përkushtuar ndaj këtyre vendeve”, ka theksuar Ashton ndër të tjera.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit