Asgjë e re: Trepça dominon basketbollin kosovar, sërish kampion!

- Advertisement -

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në Basketboll për sezonin 2025/’26.

Ky është titulli i tretë radhazi për skuadrën mitrovicase, dhe i shtati në histori të klubit në elitën e basketbollit kosovar.

Xehetarët u shpallën kampion pasi mposhtën Bashkimin e Prizrenit 4:0 në serinë finale të play-offit.

Trepça shënoi fitore edhe në ndeshjen e katërt që u zhvillua në Sezai Surroi, duke e dominuar takimin që nga fillimi.

Çereku i parë u fitua me rezultatin 30-22, duke e shtuar epërsinë në 12 pikë në përfundim të pjesës së parë, pasi e fitoi çerekun e dytë 22-18.

Teksa çereku i tretë përfundoi 25-23 duke e mbajtur epërsinë e lartë. Çereku i katërt ishte pothuajse formal, me Trepçën që e fitoi 21-15, ndërsa rezultati i përgjithshëm ishte 98-78.

Më efikasët në ndeshje për Trepçën ishin Hajrizi me 12 pikë e Vining me 13 pikë, derisa te Bashkimi, Nwamu shënoi 18 pikë.

Bashkimi është shpallur një herë kampion i Kosovës, më 2018, kurse Trepça më 1993, 2000, 2001, 2012, 2024 dhe 2025. Në finalet e vitit të kaluar, mitrovicasit fituan 4:2.

Këto dy skuadra u përballën edhe në dy finalet e fundit të Kupës së Kosovës, të cilat i fituan xehetarët.

Të ngjashme

Të fundit