Villarreali po punon për transferimin e sulmuesit spanjoll Marco Asensio pas sezonit shumë të mirë që ai zhvilloi te Fenerbahçe.
30-vjeçari realizoi 13 gola dhe 14 asistime në 38 ndeshje, duke rikthyer formën e tij më të mirë.
Klubi spanjoll e sheh Asension si një përforcim ideal për repartin ofensiv, falë eksperiencës, kreativitetit dhe aftësisë për të vendosur ndeshje.
Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë, pasi Fenerbahçe nuk dëshiron ta lëshojë lirë lojtarin, i cili ka kontratë deri në vitin 2028.
Përveç Villarrealit, interesim për Asension kanë shfaqur edhe Real Sociedad dhe Espanyol. Vendimi i vetë lojtarit mund të jetë kyç, pasi ai po shqyrton mundësinë e rikthimit në futbollin spanjoll pas periudhës së suksesshme në Turqi.






