6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Asap Rocky: Fëmijët tanë do të kenë një fëmijëri normale, si gjithë të tjerët

- Advertisement -

ASAP Rocky dhe Rihanna janë një dyshe tejet e komentuar duke qenë se janë edhe prindër të dy fëmijëve të tyre, RZA dhe Riot.

Reperi amerikan insiston se fëmijët e tyre do të kenë një fëmijëri normale pavarësisht famës së çiftit.

Kur një gazetar proklamoi se fëmijët e tyre nuk do të kenë një fëmijëri të njëjtë sikurse të tyren, ASAP Rocky e kundërshtoi dukshëm.“Fëmijët e juaj me siguri nuk do të kenë fëmijëri të njëjtë sikurse e keni pasur ju. Fëmijët tuaj nuk do të mund të dalin në dyqan, pasi do të njihen si fëmijët e Rihanna-s dhe ASAP Rockyt”, i tha gazetari reperit amerikan.

Megjithatë, ASAP Rocky nuk hezitoi të kundërshtonte që fëmijët e tij dhe të Rihanna-s do të kenë një fëmijëri normale.

“Normalisht që do të kenë fëmijëri të njëjtë. Edhe ata janë qenie njerëzore. Më lejo ta tregoj një video të vogëlushit RZA”, i ktheu ai reporterit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit