Qeverisja e Shpejtim Bulliqit në Podujevë ka ngjalluar pakënaqësi edhe brenda vetë Lëvizjes Vetëvendosje.
Është asamblisti i kësaj partie në këtë komunë, Ragip Fetahu, ai që ka hedhur kritika në drejtim të Bulliqit dhe qeverisjes së tij, shkruan lajmi.net.
Fetahu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qeverisja e VV-së në Podujevë është korruptive dhe se sipas tij “nuk kanë faj të rinjtë që po largohen nga Kosova”.
“Delme me mjekërr gjatë qeverisjes së korruptave të PDK-së dhe LDK-së, e delme me mjekërr gjatë qeverisjes së VV- së. ( Nejse dikur zbulohet që u ken dhi sa për t‘i përfitu naj euro të but). Këta po dalin të kenë parime!!!! Nuk kanë faj rinia që hupin nga ky vend!”, ka thënë Fetahu.
Ky reagim i Fetahut vije pasi që në këtë komunë ka dhënë dorëheqje drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu, ndërsa është shkarkuar Drejtori i Inspekcionit, Besnik Mulliqi.