11 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Asamblisti i VV-së në Gjilan i vërsulet ta sulmojë asamblistin e LDK-së

- Advertisement -

Arianit Sadiku, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, dyshohet se iu është vërsulur për sulm fizik shefin e asamblistëve të LDK’së në Gjilan, Avdyl Aliu.

 

 

Siç mëson Insajderi nga burime brenda Kuvendit, Sadiku është përfshirë në përleshje edhe me sigurimin e Kuvendit Komunal, pasi ky i fundit ka tentuar ta ndalë atë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur gjatë kohës sa po mbahej seanca e Kuvendit Komunal në Gjilan, thotë ky burim.

LDK’ja në Gjilan ka kërkuar që të ketë prezencë të mediave në seancën që po mbahej, gjë që ishte kundërshtuar nga partia që udhëheq me këtë komunë, Lëvizja Vetëvendosje.

Insajderi ka tentuar të kontaktojë me Avdyl Aliun, mirëpo i njëjti s’ka qenë i qasshëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit