Artistja kosovare Blerina Muhaxheri vlerësohet me mirënjohje për merita artistike në Paris

- Advertisement -

Arti i frymëzuar nga tradita shqiptare prezantohet dhe vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Carrousel du Louvre.

Artistja nga Kosova, Blerina Muhaxheri, e njohur në botën e artit si @blersarts, është vlerësuar me mirënjohje për merita artistike gjatë pjesëmarrjes së saj në ekspozitën ndërkombëtare të artit Art Shopping, që po mbahet në Carrousel du Louvre, në Paris.

Në këtë ngjarje ndërkombëtare, e cila mbledh artistë nga vende të ndryshme të botës dhe tërheq mijëra vizitorë, Blerina ka prezantuar krijimtarinë e saj të frymëzuar nga kultura, historia dhe tradita shqiptare.

E njohur për stilin e saj të veçantë, artistja ndërthur në veprat e saj tri teknika artistike: pikturimin me shpakullë, brushë dhe relievin tredimensional (3D), duke u dhënë një dimension bashkëkohor motiveve tradicionale shqiptare.

Në qendër të krijimtarisë së saj ka qenë vazhdimisht figura e gruas shqiptare me veshje tradicionale, ndërsa për këtë prezantim në Paris ajo ka zgjedhur figurën e burrit shqiptar, si simbol të forcës, qëndresës dhe rolit të përbashkët në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

“Për mua është një ndjenjë shumë e veçantë të shoh se arti im, i frymëzuar nga tradita jonë shqiptare, po mirëpritet dhe vlerësohet edhe ndërkombëtarisht. Jam shumë e lumtur që përmes pikturave të mia kam mundësinë të prezantoj një pjesë të kulturës sonë para publikut të huaj”, është shprehur Blerina.

Pas ftesave për pjesëmarrje në ekspozita ndërkombëtare në Milano dhe Vjenë, prezantimi dhe vlerësimi në Paris shënojnë një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik, duke e çuar krijimtarinë e saj dhe motivet shqiptare përtej kufijve të Kosovës.

Përmes artit të saj, Blerina vazhdon të sjellë në vëmendje bukurinë e veshjeve tradicionale dhe vlerat e trashëgimisë shqiptare, duke i interpretuar ato në një gjuhë artistike

https://www.instagram.com/blersarts

 

Të ngjashme

Të fundit