Kandidati për deputet nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Artan Nimani, për FrontOnline, ka folur për premtimet e kryeministrit Albin Kurti, për shtesat për fëmijët, duke i quajtur ato spekulime për përfitim të votave.
“Premtimet e Kurtit para katër vjetëve janë parë si spekulime të pastra, me qëllim që të përfitohet nga votat e qytetarëve. Pavarësisht premtimeve të mëdha, gjendja e ekonomisë së familjeve tona dhe e vendit është përkeqësuar,” tha Nimani.
Ai gjithashtu e konsideroi si një përpjekje për të mashtuar qytetarët rritjen e mundshme të shtesave për fëmijët, duke thënë se mbështetja prej 10-20 eurosh nuk do të ketë ndikim të vërtetë.
“Tendencat e Kurtit që të mashtrojë prap duke tentuar që do ti subvencionoj nga 10-20 euro do të sjellin një bumerang sepse qytetarët e vendit nuk mashtrohen më me 10 euro mbështetje që marrin nga Qeveria për fëmijët se ky ka premtuar ndryshe e ka dalë ndryshe’’ theksoi Nimani.
Nimani përfundoi duke thënë se, në këto zgjedhje, Kurti po tenton sërish të blejë vota me premtime që nuk mund të realizohen, duke e quajtur këtë një mashtrim për qytetarët.
‘’Edhe në këto zgjedhje po tenton të blejë vota’’, deklaroi Nimani.