-0.4 C
New York
Thursday, February 29, 2024

Buy now

Arsyeja pse keni shumë ftohtë mund të ketë një shpjegim psikologjik

Nëse jeni nga ata njerëzit më shumë se ndjeshëm nga të ftohtit, jo vetëm në dimër, por edhe në periudha të tjera të vitit, e dini mirë se ç’do të thotë të keni gjithmonë duar dhe këmbë të ftohta, të visheni më trashë se të tjerët, të mbuloheni me batanije në verë apo të mbani pallton veshur në ambientet e mbyllura.

Por, a keni menduar ndonjëherë se i ftohti nuk është vetëm një ndjesi e trupit, por një sinjal që vjen drejtpërdrejtë nga truri? Arsyet se pse keni ftohtë vazhdimisht mund të jenë organike, për shembull të lidhura me qarkullimin e gjakut, aneminë ose problemet e tiroides.

Jo vetëm kaq, ndonjëherë kjo situatë ka edhe një shpjegim psikologjik.

Të qenit i/e ndjeshëm ndaj të ftohtit mund të ketë lidhje me fizikun, por edhe me shkaqe psikike. I ftohti mund të jetë simbol i diçkaje më shumë, për shembull mund të shprehë nevojën për ngrohtësi emocionale në jetën e dikujt. Ata që përjetojnë këtë lloj gjendjeje zakonisht luftojnë me emocionet e tyre. Të pasurit shumë ftohtë mund të jetë një përpjekje për ngrohtësi, nevojë për mbrojtje, etj.

Kërkoni një përqafim apo i kërkoni dikujt t’ju ngrohë me duar, merrni frymë lirisht pasi merrni një batanije, vishni një pulovër, etj. Me pak fjalë, mbrojtja kërkohet përmes njerëzve ose objekteve.

Prandaj të qenit i/e ftohtë përkthehet si nevojë për një ndjenjë sigurie, shkruan anabel. Por, të pasurit ftohtë mund të ketë edhe motive psiko-somatike që shfaqen në situata të caktuara, si për shembull, emocione të forta para një provimi të rëndësishëm, takim, mbledhje, prezantim etj.

A i keni ndjerë edhe ju ato të dridhurat e trupit? Të gjitha shërbejnë si një sinjal për të kërkuar mënyra të tjera qetësimi të vetes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit