Pak ditë më parë, rrjeti shpërtheu pas një deklarate të bujshme nga një gazetar kosoavr, i cili pretendoi se motra e Gjestit ka një shoqëri shumë të ngushtë me ish të dashurën e tij, Diellzën.
Kjo miqësi, sipas gazetarit, ka ndikuar që Egli të mos pritej ngrohtësisht nga familjarët e Gjestit pas përfundimit të spektaklit.
Madje, ai shtoi se Gjesti është takuar sërish me Diellzën dhe i ka dhuruar një zinxhir — një veprim që ka ndezur dyshime për një rikthim të mundshëm ose, të paktën, një afrim të diskutueshëm mes tyre.
Thuhet se Egli nuk ka qenë në dijeni të këtij takimi, gjë që mund të ketë qenë edhe “pika që derdhi kupën”, duke e shtyrë atë të distancohet përfundimisht nga Gjesti dhe rrethi i tij familjar.
Dhe më pas vjen ditëlindja e Gjestit: festë, miq, urime publike nga figura të njohura, por… asnjë shenjë nga Egli. Ajo mungoi totalisht në festë, dhe po ashtu edhe në rrjetet sociale. Asnjë urim. Asnjë “like”. Asnjë shenjë virtuale.
Në një kohë ku marrëdhëniet dashurore shpesh certifikohen me një postim në Instagram, heshtja e Eglit flet më shumë se fjalët. Fansat kanë filluar të pyesin: A ka ardhur fundi i kësaj romance ende të pakonfirmuar publikisht?
Përgjigjja mbetet në ajër. Por për momentin, festa e ditëlindjes ishte vetëm për një person — Gjestin. Dhe jo, Egli nuk ishte pjesë e saj.