Home Sport Arsim Thaqi edhe zyrtarisht emërohet trajner i Dritës

Arsim Thaqi edhe zyrtarisht emërohet trajner i Dritës

0
Arsim Thaqi edhe zyrtarisht emërohet trajner i Dritës

Drita edhe zyrtarisht e ka emëruar kryetrajner të skuadrës, trajnerin e mirënjjohur Arsim Thaqin.

Thaqi ka nënshkruar kontratë një vjeçare e gjysmë me tre herë kampionët e Kosovës.

“Arsim Thaqi trajner i Dritës. Drita zyrtarisht ka arritur marrëveshje me trajnerin, Arsim Thaqi për një kontratë 1 vjet e gjysmë”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

Thaqi është prezantuar në ambientet e klubit nga drejtori gjeneral, Feti Murseli ditën e sotme, siç raportoi edhe Demokracia.com.

Arsim Thaqi së fundmi ka qenë te Malisheva, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Flamurtarin e Prishtinën.

Exit mobile version