Arsenali po e monitoron sërish situatën e Arda Gulerit, një objektiv afatgjatë që nga koha kur ai luante te Fenerbahçe.
Problemet aktuale në Real Madrid dhe ndryshimet në stafin teknik mund t’i hapin rrugë “Topçinjve” për të tentuar transferimin e talentit turk.
Guler, i konsideruar prej vitesh si një nga talentet më të mëdhenj europianë, ka pasur një progres të dukshëm pavarësisht dëmtimeve në fillim të aventurës në Madrid.
Ai e mbylli sezonin 2023/24 me gjashtë gola në 10 ndeshje të La Ligës dhe këtë edicion ka qenë gjithnjë e më i pranishëm në skuadër.
ESPN raporton se Arsenali është i interesuar, me verën si skenar më të mundshëm për një lëvizje.
Megjithatë, londinezët nuk përjashtojnë një transferim të madh edhe në këtë afat kalimtar nëse krijohen kushtet e duhura.
Real Madridi, nga ana e tij, vazhdon të besojë në zhvillimin e Gulerit, i cili ka regjistruar tashmë tre gola dhe 10 asistime në 30 paraqitje këtë sezon.






