15.6 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Arsenali sy e vesh kah titulli i Premier League, e mposht Chelsean 5-0

- Advertisement -

Arsenali e ka mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0 Chelsean në “Emirates”.

Serinë e golave e hapi Trossard në minutën e 4-të të takimit, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Ndërsa, për 12 minuta në pjesën e dytë, Arsenali shënoi plot tri herë, ku fillimisht e tundi rrjetën me White në minutën e 52-të, ndërsa Havertz shënoi dy herë në minutat 57-të dhe 65, njofton Klankosova.tv.

Kurse, për rezultatin përfundimtar shënoi sërish White në minutën e 75-të të takimit, duke mos e lejuar Chelsean që ta rrezikoj portën asnjë moment.

Me këtë fitore, Arsenali vazhdon të jetë lider i Premier League me 77 pikë, tri më shumë se Liverpooli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe  katër më shumë se Manchester City që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit