Arsenali ka marr një fitore të vështirë në ndeshjen ndaj Crystal Palace.
‘Topçinjtë’ kanë mposhtur me rezultat 2:0 Crystal Palace.
Gjatë gjithë pjesës së parë ekip më i mirë ishin mysafirët.
Përveç golit të vetëm që shënuan, ata kishin edhe disa raste të tjera, por nuk u treguan të saktë.
Pas një asistimi nga Zinchenko, ishte Martinelli që në minutën e 20` shënoi golin e avantazhit për ‘Topçinjtë’.
Arsenali kishin mundësi të dyfishonin rezultatin, por u mungoi konkretizimi.
Në anën tjetër edhe vendasit kishin shanse të barazojnë, por në vend ishte Aaron Ramsdale.
Në pjesë e dytë Arsenali lanë hapësira për Crystal Palace, por sërish ishte i saktë me pritje portieri i ekipit londinez.
Për rezultatin final 2:0 u përkujdes Guehi që shënoi në portën e tij në minutën e 85` të takimit.
Kështu skuadra e Mikel Artetas, mori tri pikë të rëndësishme në një ndeshje të vështirë.