Arsenali ka shënuar fitore të thellë ndaj Newcastle me rezultat 4-1 duke e vazhduar garën për titull në Premier League.
Vendasit kaluan në epërsi falë autogolit të Botman në minutën e 18-të të takimit, për ta dyfishuar atë në minutën e 24-të me Havertz.
Ndërsa, Arsenali shënoi edhe dy herë brenda katër minutave në pjesën e dytë, ku Saka e trefishoi epërsinë në minutën e 65-të ndërsa në të 69-të Kiwior katërfishoi atë.
Golin e nderit për Newcastle e shënoi Willock në minutën e 84-të të takimit.
Me këtë fitore, Arsenali gjendet në pozitën e tretë me vetëm 58 pikë, dy pikë larg Liverpoolit që është në pozitën e parë dhe me një pikë larg Cityt që është në të dytën.
Kurse, Newcastle gjendet në pozitën e tetë me 37 pikë.