18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Arsenali e synon futbollistin, të cilin e ka objektiv Bayern Munich

- Advertisement -

Arsenali pritet të rivalizojë Bayern Munich në garën për transferimin e mesfushorit të Fulhamit, Joao Palhinha.

Mesfushori portugez ishte në prag të bashkimit me Bayern Munich këtë verë, por Fulham nuk e lejoi largimin pasi dështoi të gjente një zëvendësues.

Ndërsa gjigantët e Bundesligës mbeten të etur për 29-vjeçarin, paraqitjet e tij këtë sezon kanë çuar në rritje të interesimit nga klubet në ligën angleze.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Arsenali është në mesin e disa skuadrave të Ligës Premier të interesuara për Joao Palhinha.

Megjithatë, mosha e tij dhe tarifa e transferimit mund të jenë një problem për Topçinjtë.

Romano shton se ata nuk kanë gjasa të shpenzojnë 70 milionë funte për një mesfushor tjetër pas nënshkrimit të Declan Rice.

Vera e vitit 2024 pritet të tregoj shumëçka rreth të ardhmes së portugezit, i cili sigurisht se po luan sezonin e fundit të Fulhami.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit