Botë

Arrin në 13 numri i viktimave në Itali, shkak shirat vdekjeprurës

By GAZETA SCANNER 1

May 18, 2023

Më shumë se 20 lumenj kanë dalë nga shtrati në Itali, duke lënë 13 persona të vdekur dhe rreth 13 mijë persona të evakuar.

Sipas autoriteteve italiane niveli i reshjeve të gjashtë muajve ra në vetëm një ditë e gjysmë, shkruan BBC, transmeton Insajderi

Më shumë trupa u gjetën këtë të enjte pasi pothuajse çdo lumë u përmbyt midis Bolonjës dhe bregut verilindor 115 kilometra më larg teksa llogaritet se rreth 280 rrëshqitje dheu kanë ndodhur.

Zjarrfikësit ndihmuan banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë një grua 97-vjeçare të cilës iu desh të dilte nga dhoma e saj e gjumit me një gomone.