Arrestohet shtetasi i huaj në Deçan, dyshohet se iu gjet kokainë në veturë

- Advertisement -

Një shtetas i huaj është arrestuar në Deçan nën dyshimin i është gjetur drogë, pas një kontrolli policor të realizuar mbrëmjen e së hënës.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 22:50 në rrugën “Fatmir Nimanaj”.

Gjatë kontrollit të një automjeti, policia ka gjetur te pasagjeri dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Substanca është konfiskuar nga autoritetet, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike”.

Të ngjashme

Të fundit