Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.
I dyshuari mëngjesin e sotëm në fshatin Studime në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, në gjendje të dehur ka vozitur veturën në shiritin e kundërt të rrugës duke shkaktuar një aksident me një veturë tjetër, ku për pasojë një grua ka mbetur e vdekur, ndërkaq shoferi dhe tre (3) pasagjerët kanë marrë lëndime serioze dhe po marrin tretman mjekësor ne QKUK.
Në vend ngjarje ka dalë prokurori kujdestar për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorisë trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Për personin e ndaluar, brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.






