Arrestohet Raheem Sterling

- Advertisement -

Ish-lojtari i Anglistë, Raheem Sterling, ka përfunduar në pranga, raportojnë mediat angleze.

Sipas raportimeve, sulmuesi anësor është ndaluar nga policia pasi përplasi Lamborghinin e tij me barrierat anësore të rrugës.

Sipas raportimit nga The Sun, ai po hetohet për disa situata, përfshirë drejtimin e automjetit nën ndikimin e drogës, drejtimin e rrezikshëm, posedimin e një droge të klasës C dhe refuzimin për të dhënë mostër për testim.

Më pas, ish- lojtari i Chelseas, Liverpoolit, Arsenalit e Manchester Cityt është liruar me kusht, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Të ngjashme

Të fundit