13 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Arrestohet një serb në Vushtrri, dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për “krime lufte kundër popullatës civile” në Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë ai dyshohet për penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999.

“Në vazhdën e hetimit të krimeve të luftës, Policia e Kosovës në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë ndaluar personin e dyshuar mashkull/serb (S.N.) viti i lindjes 1964 në komunën e Vushtrrisë, në cilësinë e personit të dyshuar për krime lufte.

I njëjti është ndaluar sot, më 18.11.2023, në Jarinje, pasi dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit