Policia e Kosovës ka arrestuar një persona për veprën penale “përgatitje të veprave terroriste”.
Sipas policisë, ai dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve.
Gjatë kontrollit në banesën dhe objektet përcjellëse tek i dyshuari mashkull kosovar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar; tri zolla, gjashtë fishekë special, pesë fishekë të tjerë dhe substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) me peshë 269.3 gram, peshore elektronike, një USB, grinder, një telefon dhe dy mbështjellëse të zollave (qese)
Njoftimi i plotë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE, POSEDIM I NARKOTIKËVE, PËRGATITJA E VEPRAVE TERRORISTE OSE VEPRAVE PENALE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES DHE SIGURISË SË RKS-së
Prishtinë 08.01.2025-21:02 . Në lidhje me rastin e lartcekur pas konsultimeve me prokurorin kompetent, gjatë kontrollit në banesën dhe objektet përcjellëse tek i dyshuari mashkull kosovar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar; tri zolla, gjashtë fishekë special, pesë fishekë të tjerë dhe substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) me peshë 269.3 gram, peshore elektronike, një USB, grinder, një telefon dhe dy mbështjellëse të zollave (qese). Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të PSRK-së është dërguar në mbajtje.