Arrestohet një person në Pejë, i sekuestrohen LSD, metamfetaminë, ketaminë dhe armë pa leje

- Advertisement -

 

Një person është arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, Postën e Kosovës dhe në koordinim me Prokurorinë kompetente.

Gjatë operacionit të zhvilluar në Pejë, tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar substanca të ndryshme narkotike, përfshirë rreth 2 gram metamfetaminë, 60 copë LSD, 2 gram ketaminë, 25 tableta Xanax dhe 20 tableta ekstazi.

 

Po ashtu, policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri pa leje.

 

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Të ngjashme

Të fundit