Është arrestuar një person në Mitrovicë, pasi i njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë në një aheng familjar.
Policia ka njoftuar se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë dhe dy fishekë, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë dhe 2 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.