Policia ka njoftuar se sot në Fushë Kosovë është arrestuar një person që kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
E.S ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me burgim prej 1 vit e 10 muaj për “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
Njoftimi i plotë:
Nga njësite të stacionit Policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
Personi i dyshuar:
E. S, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me burgim (1 vit e 10 muaj) për veprën Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit