19 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Arrestohet një i dyshuar për shpërthimin e veturës së U.D. të drejtorit të QKUK’së

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se e ka arrestuar në Podujevë B.K. i dyshuar për shpërthimin e veturës së U.D. të drejtorit të QKUK’së, Osman Hajdari.

Në njoftim thuhet se operacioni është duke u zhvilluar në disa lokacione të ndryshme për mbledhjen e provave për hetimin e të gjitha rrethanave të rastit.

“Prishtinë, 7 Maj 2025- Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës ka arrestuar nje (1) person B.K. në Podujevë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”  nga neni 367 par. 2 të KPRK-së, Zjarrvënia” nga neni 322 par. 2 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par 1 të KPRK-së, i cili ka ndodh me datë 30.04.2025 në oborrin e QKUK-së, kundër veturës  se UD Drejtorit të QKUK-së, operacioni policor në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e shtetit është duke vazhduar në mënyrë të intensifikuar në disa lokacione të ndryshmë për mbledhjen e provave për hetimin e të gjitharrethanave të rastit. Organet e rendit mbeten të përkushtuar për të zbuluar motivet dhe zbardhjen e rastit në tërësi.”

Të ngjashme

Të fundit