28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Arrestohet në flagrancë një person duke kryer vjedhje, ishte në kërkim edhe për dy raste tjera

- Advertisement -

Sot në Obiliq një person është arrestuar në flagrancë duke tentuar të kryejë vjedhje.

Ai ka qenë në kërkim për dy raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në maj të këtij viti.

“Sot rreth orë 12:00, nga zyrtarët policor të stacionit të Obiliqit, është arrestuar në flagrancë një person për veprën tentim vjedhje. Personi i dyshuar ishte identifikuar dhe ishte në kërkim për dy raste të vjedhjeve, që kanë ndodhë në një market në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, me datat 9 dhe 21 maj 2024.

Personi i arrestuar është N.T, i moshës 33 vjeçare dhe pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit