Në Mali të Zi është zhvilluar një aksion policor kundër krimit të organizuar, ku është arrestuar Kryetari i Gjykatës Ekonomike të Malit të Zi, Blazho Jovaniq, nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
Kryeprokurori i Malit të Zi, Vladimir Novoviq, kishte urdhëruar që të arrestohet kryetari i Gjykatës Ekonomike të Malit të Zi, Blazho Jovaniq.
Siç shkruan portali rtcg, Jovaniq dyshohet se ka krijuar organizatë kriminale dhe ka keqpërdorur pozitën zyrtare.
Sipas raportimeve nga mediat malazeze, tashmë pjesëtarët e Departamentit të Policisë Speciale kanë përfunduar kontrollin në Gjykatën Ekonomike në Podgoricë dhe Jovanoviq është në mbajtje.
Përveç Jovaniqit, në këtë aksion janë arrestuar edhe disa persona të tjerë nga disa qytete malazeze.
Ndryshe, kryeministri Dritan Abazoviq ka pohuar se prioritet i qeverisë të cilën e drejton është lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit.