5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Arrestohet edhe i dyshuari i katërt për djegien e Gjykatës në Kaçanik

- Advertisement -

Është arrestuar edhe një person i katërt, si i dyshuar për djegien e objektit të Gjykatës Themelore në Kaçanik.

Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës, ku kanë thënë se gjatë ditës së sotme i dyshuari E.R është ndaluar e më pas është arrestuar në pikën kufitare Hani Elezit dhe është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve.

Me datën 15.03.2024 hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në bashkëpunim me policët e stacionit të Kaçanikut dhe në mbështetje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë pasi kanë arrestuar tre personat e dyshuar për veprën penale ‘’Zjarrvënie’’ në objektin e Gjykatës Themelore, dega në Kaçanik, janë vënë në kërkim edhe të personit të katërt E.R (M/K) i moshës 29 vjeçar. Në orën 20:00 i dyshuari E.R është ndaluar e më pas është arrestuar në pikën kufitare Hani Elezit dhe është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve, i cili në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit policorë, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Të mërkurën rreth orës 04:00 të mesnatës është përfshirë nga zjarri objekti i Gjykatës Themelore në Kaçanik, për pasojë janë dëmtuar dy zyre të kësaj gjykate.

Ndërsa sot gjatë ditës Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 24-orësh, tre persona të mitur lidhur me shkaktimin e zjarrit në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj- Dega në Kaçanik.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se tre të miturit, kanë kryer veprën penale “Zjarrvënia”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Ferizaj.” – thuhet në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit